Në këtë faqe gjeni programet e kthimit dhe riintegrimit për vendin Jemeni si dhe informata të mëtejshme për vendin.
Ju lutemi, kini parasysh
Për shkak të vazhdimit të situatës së vështirë të sigurisë në Jemeni, momentalisht kthimi vullnetar për në Jemeni nuk përkrahet nga programet e REAG/GARP 2.0 si dhe nga "StarthilfePlus". IOM është zotuar që t’u mundësojë migranteve dhe migrantëve një kthim të sigurt në vendet e tyre të origjinës. Por aktualisht kjo nuk mund të garantohet në rast të kthimit për në Jemeni. Situata e atjeshme vëzhgohet dhe shqyrtohet vazhdimisht nga IOM.
Nëse keni pyetje për kthimin vullnetar për në Jemeni, drejtohuni ju lutemi tek qendra më e afërt e këshillimit për kthim. Ajo mund t'ju informojë nëse ka mundësi të tjera mbështetjeje nga Landet përkatëse.
Informacione të mëtejshme mbi këtë temë mund të merrni tek Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF)
Qendra këshillimi