Për llogari të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH (Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) operon të ashtuquajturat “Qendrat për Migrim dhe Zhvillim” në vende të ndryshme, të cilat shoqërojnë të kthyerit gjatë riintegrimit të tyre.
Qendrat ju këshillojnë dhe ju mbështesin nëse jeni kthyer nga Gjermania, Evropa ose vende të tjera në një nga vendet e mëposhtme dhe keni nevojë për mbështetje për riintegrimin tuaj social dhe ekonomik në vend: Shqipëri, Egjipt, Gambia, Gana, Irak, Kosovë, Marok, Nigeri, Pakistan, Senegal, Serbi dhe Tunizi.
Konsultimi është falas, konfidencial dhe jo detyrues.
Qendrat ofrojnë këshilla, për shembull, se si të gjeni një punë ose të filloni biznesin tuaj pasi të ktheheni në shtëpi. Përveç këshillave të përgjithshme, qendrat u ofrojnë të kthyerve edhe arsimim të mëtejshëm, trajnim ose oferta mbështetjeje psikosociale.
Portali informativ Startfinder
Informacioni për të gjitha opsionet dhe shërbimet mund të gjendet në uebsajtin. Startfinder ofron informacion në lidhje me punën, formimin profesional dhe jetën në vendet bashkëpunuese, kontakte me qendrat lokale të këshillimit dhe më shumë.
Startfinder është një ofertë nga Deutschen Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH (Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar) për llogari të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).
Lidhje direkte me faqet e shteteve në Startfinder:
Shqipëri: Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK)
Egjipt: Qendra Egjiptiano-Gjermane për Punë, Migrim dhe Riintegrim (EGC)
Gambia: Qendra Këshillimore Gjermano-Gambiane për Punë, Formim Profesional dhe Riintegrim (GGAC)
Gana: Qendra Ganiane-Evropiane për Punë, Migrim dhe Zhvillim (GEC)
Irak: Qendra Gjermane për Punë, Migrim dhe Riintegrim në Irak (GMAC)
Jordani: Qendra Gjermano-Jordaneze për Lëvizshmërinë e Punës (GJC)
Kosovë: Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK)
Marok: Qendra Marokeno-Europiane e Informacionit për Promovimin e Lëvizshmërisë së Punës dhe Integrimin Profesional (EIMEA)
Nigeri: Qendra Nigeriano-Gjermane për Migracionin dhe Zhvillimin (NGC)
Pakistan: Qendra Këshilluese Pakistaneze-Gjermane për Punësim dhe Riintegrim (PGFRC)
Senegal: Qendra Gjermano-Senegaleze për Punë, Migrim dhe Riintegrim (CSAEM)
Serbi: Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK)
Tunizi: Qendra Tuniziane-Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë (CMD)