Projekti i riintegrimit "URA Albania", financuar nga landet dhe qeveria federale, mbështet personat që kthehen menjëherë pas mbërritjes së tyre në Shqipëri dhe ofron mbështetje personale dhe një gamë të gjerë asistence në fazën fillestare, që shpesh është e pasigurt.
Luteni të keni parasysh se ndihma për kapërcimin e fazës fillestare të personave të kthyer, qëndrimi i të cilëve ka qenë i toleruar për një kohë të gjatë, në Shqipëri nuk qëndron në dispozicion që nga dara 1 maj 2023 (afati i fundit). Në vend të saj, këta persona mund të marrin ndihmë për riintegrim në kuadër të programit EURP. Këtu bën pjesë edhe ndihma afatshkurtër në tri ditët e para pas kthimit (e ashtuquajtur „Post Arrival Package“). Për ta përfituar ndihmën Post Arrival Package është sidomos me rëndësi parashtrimi me kohë i aplikimit EURP përmes shërbimit më të afër për këshillimin e personave që kthehen, gjë që rekomandohet urgjentisht.
Faza e fillestare e projektit, e cila shpesh është tejet kërkuese, menjëherë pas arritjes në Shqipëri. Personave që kthehen në vendet e tyre ky projekt u ndihmon që sa më lehtë të mësohen me rrethanat e reja dhe që me këtë rast të zhvillojnë perspektiva individuale për një fillim të ri. Në këtë kontekst, komponenti për kapërcimin e fazës së parë ofron një përkujdesje personale dhe të besueshme, si dhe oferta të ndryshme të këshillimit dhe të ndihmës materiale.
Shërbime mbështetëse
Mbështetja bazohet në nevojat individuale të të kthyerve dhe mund të përfshijë shërbimet e mëposhtme: • Pranimi i informatave të para orientuese sipas nevojës në aeroport para pas arritjes • Këshillimi social • Përkujdesja psikologjike • Ndihmat e menjëhershme në formë të asistencës materiale: - Paratë për tejkalimin e kohës fillestare - Shteasa për shpenzimet e transportit - Shtesa për shpenzimet mjekësore - Shtesa për shpenzimet e qirasë - Shtesa për shpenzimet e vendosjes në banesë dhe të rinovimeve • Mbështetja e vecante për per persona sidomos vulnerabël: - Përkujdesja speciale psikologjike për fëmijë - Kurse gjuhësore për fëmijë - Ndihm+ për mësim për fëmijë - Pajisja elementare për fëmijë shkollorë - Financimi i anëtarësisë në klube dhe i aktiviteteve rekreative për fëmijë - Marrja përsipër e shpenzimeve të përkujdesjes për nënat dhe prinërit vetushqyes
Në lidhje me mbështetjen në punësim dhe masat e riintegrimit afatmesëm, komponenti urëlidhës bashkëpunon ngushtë me qendrën këshilluese DIMAK të GIZ në Shqipëri, e cila mbështetet gjithashtu nga qeveria gjermane.
Kriteret e financimit
Për personat me leje afatgjata të tolerimit të qëndrimit (më së paku 2 vite) prej datës 1 janar 2023 qëndron në dispozicion mbështetja për riintegrim në kuadër të programit EURP. Për këtë arsye, prej datës 1 maj 2023 (afati i fundit: dita e largimit nga shteti) kjo mbështetje është larguar nga komponenti i ndihmës për kapërcimin e fazës së parë për Shqipërinë
Ky komponent urëlidhës është i hapur për të gjithë njerëzit që janë kthyer në Shqipëri nga Gjermania vullnetarisht ose me forcë, dhe u ofron atyre këshillime falas.
Shërbime të tjera mbështetëse të përmendura më sipër mund të merren vetëm nga të kthyerit e varfër nga shtetet federale të përfshira në projekt: Baden-Württemberg, Bavaria, Berlini, Brandenburgu, Bremeni, Saksonia e Poshtme, Nordrhein-Westfalia, Rheinland-Pfalz, Saksonia, Saksonia-Anhalt, Schleswig-Holstein dhe Thuringia.
Gjithashtu, për mbështetjen financiare vlejnë kriteret e mëposhtme:
Qëndrimi minimal prej tre muajsh në Gjermani:
Personat e interesuar për financim përmes komponentit urëlidhës duhet të kenë qëndruar në Gjermani për të paktën tre muaj rresht, direkt para kthimit të tyre.
Në mënyrë që të përgatiteni në mënyrë optimale për kthimin tuaj, rekomandohet që të regjistroheni para se të largoheni nga vendi.
Ju lutemi vini re se Bavaria, Rini Verior-Vestfalia dhe Turingia financojnë vetëm njerëzit që janë kthyer vullnetarisht.
Procedura dhe regjistrimi
Regjistrimi paraprak përdoret për të njoftuar "URA Albania" për një kthim vullnetar, pa ndonjë detyrim; për të përshpejtuar proceset në projekt dhe për të lehtësuar mbështetjen individuale për personat që do të kthehen.
Formulari i regjistrimit (shih zonën e shkarkimit/Download) dorëzohet përmes një autoriteti të komunës ose të landit, ose një qendre këshillimi për kthim. Për të shmangur pyetjet e mëpasshme dhe për të përshpejtuar përpunimin, formulari i regjistrimit duhet të plotësohet plotësisht dhe të nënshkruhet nga personi i interesuar për t'u kthyer. Më pas, formulari i regjistrimit duhet të skanohet dhe t'i dërgohet BAMF në kutinë postare funksionale si më poshtë: Brueckenkomponente@bamf.bund.de
Ju lutemi vini re se regjistrim nuk do të thotë automatikisht edhe miratim i përfitimeve. Vetëm në kuadrin e një konsultimi në vendin e destinacionit, tek komponenti urëlidhës, do të merret një vendim në lidhje me plotësimin e kritereve, si dhe me llojin dhe shumën e një financimi të mundshëm.
Në kuadër të një konsultimi personal, këshilltaret dhe këshilltarët socialë në terren identifikojnë nevojat individuale të të kthyerve dhe punojnë me ta për të hartuar një plan individual për riintegrimin në Shqipëri, sipas nevojave përkatëse. Plani i riintegrimit mund të përfshijë shërbime të ndryshme këshilluese dhe mbështetëse, ku tavani i shumës së financimit është:
Të kthyerit vullnetarisht: deri në 600 EUR për person/ deri në 3,000 EUR për familje Personat e riatdhesuar: deri në 550 euro për person/ deri në 2,750 euro për familje
Kontakt: Brückenkomponente Albanien (URA Albania) Rr. Asim Zeneli, Nd. 6/10 Tirana Albania
Orari i punës me palë: hëne - enjte prej orës 10 deri në orën 15
Ky projekt financohet nga ana e Zyrës federale për migracion dhe refugjatë (BAMF), si dje aktualisht nga njëmbëdhjetë krahina federale, dhe i njëjti implementohet nga Shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) GmbH, në mënyrë që të mbështetet riintegrimi i qëndrueshëm i personave të kthyer në vendet e tyre.