Karitas Serbi

Karitas Serbi është një organizatë karitative e Kishës Katolike dhe anëtare e rrjetit ndërkombëtar të Karitasit me shoqata kombëtare të Karitasit në më shumë se 160 vende në të gjithë botën. Që nga viti 1995 Karitas Serbi jep ndihmë humanitare dhe mbështet njerëz në situata emergjente - pavarësisht nga kombësia, feja dhe botëkuptimi i tyre.

Në kuadrin e projektit „Integrimi i të kthyerve në shoqërinë serbe“ në vitin 2017 u hap një konsultore në Beograd, e cila u ofron njerëzve, të cilët kthehen në Serbi, pavarësisht nëse ata deri atëherë ishin azilkërkues, refugjatë ose persona të toleruar pa një leje të vlefshme të qëndrimit në Gjermani, këshillim, orientim dhe mbështetje jo materiale në rast të kërkesave sociale, administrative ose personale. Përveç kësaj konsultorja e Karitasit i ndërmjetëson të kthyerit në organizata të tjera vendore dhe të huaja, të cilat ofrojnë mbështetje materiale, programe për punësimin dhe mundësi të kualifikimit për njerëz të kthyer.Konsultorja e Karitasit bashkëpunon, përveç kësaj, direkt dhe ngushtë me konsultore të ndryshme për të kthyerit, autoritetet dhe institucionet in Gjermani - gjatë kohës para si dhe pas largimit - për ta lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e riintegrimit pas kthimit.Të gjitha ofertat e konsultores së Karitasit në Beograd janë falas. Mbartësi i projektit është Karitasi Ndërkombëtar, organizata bamirëse e Shoqatës gjermane të Karitasit.

Karitas Serbi
Konsultore për të kthyerit
Vojvode Stepe 113 / lok. 7
11000 Beograd

Orari i kontaktit: Të hënë deri të premte, që nga ora 10:00 deri në orën 15:00

Tel.: +381 11 391 2612 dhe +381 64 886 6803 (Viber/WhatsApp)
E-mail: return-info@caritas.rs
Facebook: Caritas Srbije Savetovalište