StarthilfePlus – ndihmë shtesë për riintegrim në vendin e origjinës

Programi federal „StarthilfePlus“ u ofron mbështetje personave të kthyer me rastin e riintegrimit në vende të caktuara të origjinës.

Personat të cilët kthehen në mënyrë vullnetare në vendet e tyre të origjinës e kanë mundësinë që, varësisht nga vendi i destinacionit, të parashtrojnë kërkesë për ndihmë shtesë për riintegrim në kuadër të programit StarthilfePlus, në raste kur ata janë larguar nga shteti në kuadër të programit REAG/GARP 2.0. Ndihma SHP përcaktohet në lidhje me mbështetjen REAG/GARP 2.0, gjë që bëhet nga ana e Zyrës federale për migracion dhe refugjatë. Personat që kthehen në vende të destinacionit, në të cilat ndihma për riintegrim ofrohet në dispozicion edhe përmes programeve të tjera, mund ta përfitojnë një ndihmë të reduktuar SHP. Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM) është zbatuese e programit SHP dhe kjo organizatë është edhe shërbimi kompetent kontaktues për personat e kthyer në vendet e destinacionit.

Llojet e mbështetjes SHP (vlen nga data 01.01.2024):

A. Ndihma financiare në vendin e destinacionit (ndihma e 2-të startuese) në formë

  • të ndihmës së zakonshme SHP
  • ndihma e reduktuar SHP

B. Mbështetja për riintegrim në sferën e banimit
C. Mbështetja për riintegrim për personat me leje afatgjata të tolerimit të qëndrimit

Nën A.) Ndihma financiare në vendin e destinacionit (ndihma e 2-të startuese)

Ata shtetas që marrin mbështetje përmes programit RAEG/GARP 2.0 mund ta përfitojnë edhe ndihmën vijuese financiare shtesë:

* Ndihma SHP për këto vende është e reduktuar, meqë në këto ven de të destinacionit mund të bëhet aplikimi për programin EURP („EU programet e riintegrimit”).

Nën B.) Mbështetja për riintegrim në sferën e banimit

Shtetasit e vendeve të destinacionit, të cilat janë të cekura në vijim, të cilët tashmë marrin ndihmë nga programi REAG/GARP 2.0, kanë mundësi të përfitojnë edhe mbështetje shtesë për riintegrim në sferën e banimit. Azerbajxhan, Iran dhe Liban

Nën C.) Mbështetja për riintegrim për personat me leje afatgjate të tolerimit të qëndrimit

Shtetasit e vendeve të destinacionit, të cilat janë të cekura në vijim, të cilët tashmë marrin ndihmë nga programi REAG/GARP 2.0, kanë mundësi të përfitojnë edhe mbështetje shtesë për riintegrim personat me leje afatgjate të tolerimit të qëndrimit. Në raste të tilla duhet të dëshmohet ekzistenca e një lejeje toleruese për qëndrim në Gjermani në kohëzgjatje prej të paktën dy vite. Në raste të kthimit në vende të destinacionit siç janë Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi mund të përfitohen shtesë: një ndihmë e njëhershme financiare, si dhe, në rast nevoje, mbështetje shtesë për riintegrim në formë të ndihmës materiale në sferën e banimit dhe/ose te shpenzimet mjekësore. Në raste të kthimit në vende të destinacionit siç janë Shqipëria, Gjeorgjia, Republikën e Moldavisë, Maqedonia e veriut dhe Serbia mund të përfitohet shtesë: një ndihmë e njëhershme financiare.

Udhëzim për shërbimet që i përcjellin më tej aplikimet: Hollësitë lidhur me programin SHP ndodhën në fletushkën informative lidhur me ndihmën StarthilfePlus të programit (SHP) 2024, të cilat janë të qasshme në zonën login.