Programi REAG/GARP ju mbështet financiarisht dhe në mënyrë organizative në kthimin vullnetar në vendlindjen tuaj ose në shtegtimin e mëtejshëm në një shtet tjetër.
Programi REAG/GARP ju ndihmon të ktheheni në vendin tuaj të origjinës ose të kaloni në një vend tjetër. Ai ju ndihmon të organizoni udhëtimin dhe mbulon koston e biletës së udhëtimit. Mbështetje e mëtejshme për riintegrim disponohet për shumë vende nëpërmjet programit StarthilfePlus. Mund të zbuloni nëse mund të merrni StarthilfePlus në faqen e vendit tuaj.
KËSHILLË: Në filmin shpjegues në faqen kryesore mund të shihni se si mund të duket një kthim vullnetar.
Cilat mbështetje ka?
Sa ndihmë ju mund të merrni, kjo varet nga nënshtetësia juaj dhe nga faktorë të tjerë.
Kështu ju mund të mbështetnit:
Biletë avioni ose autobusi;
Shpenzimet e udhëtimit nga vendbanimi deri në aeroport ose stacion (të autobusëve);
Para për udhëtimin: 200 EUR për person* (100 EUR për person nën 18 vjeç);
Mbështetje mjekësore: Maksimalisht 2.000 EUR për deri në tre muaj pas mbërritjes në vendin e destinuar;
Përkrahje e njëhershme: 1.000 EUR për person (500 EUR për person nën 18 vjeç, për një familje maksimalisht 4.000 EUR)
*Personat nga vende të caktuara që kanë mundur të hyjnë në Gjermani pa vizë do të marrin më pak para për udhëtimin (ndihma e reduktuar për udhëtimin). Një listë e këtyre vendeve është në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale.
UDHËZIM: Kësti ekstra
Nëse ju dëshironi të largoheni nga Gjermania pas një kohe të shkurtër, ju merrni një mbështetje financiare në shumën prej 500 EUR (deri në 2 muaj pas lëshimit të vendimit të azilit). Kjo është një shumë fikse, njësoj nëse ju largoheni vetëm ose me familjen. Kjo mbështetje është e pavarur nga arsyet tuaja për largimin.
Kush mund të aplikojë për REAG/GARP 2.0? Njerëz nga vendet joanëtare të BE-së, - të cilët kanë shprehur një kërkesë për azil (kërkesë azili), por nuk kanë paraqitur ende një kërkesë ligjore të vlefshme për azil, - që janë në procedurë azili, - kërkesa për azil e të cilëve është refuzuar dhe janë të detyruar qartë të largohen nga vendi, dhe - të cilët kanë të drejtë azili ose kanë status tolerimi, - Personat që kanë hyrë në Gjermani përmes bashkimit familjar për t’u bashkuar me një person të kualifikuar, por që nuk mund t’i përkasin vetë grupit të personave të kualifikuar, marrin REAG/GARP 2.0, - Ata që janë prekur nga trafikimi i qenieve njerëzore ose prostitucioni i detyruar mund të aplikojnë për mbështetje.
Personat që kanë një ose më shumë kombësi të një shteti anëtar të BE-së (shtetësi e Bashkimit Evropian) nuk mund të marrin shërbime mbështetëse nga programi REAG/GARP 2.0 pas kthimit vullnetar në një shtet tjetër anëtar të BE-së ose në një vend të tretë, përveç nëse janë bërë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore ose prostitucionit të detyruar dhe dëshirojnë të kthehen vullnetarisht në shtetin e tyre anëtar të BE-së.
Ju lutemi, vini re: Për shkak të situatës së tendosur në këto vende IOM nuk mbështet asnjë largim për në Afganistani, Siri, Libi, Ukraina ose për në Jemen. Një kthim vullnetar për në Eritre dhe Somali duhet të shqyrtohet nga rasti në rast. Prandaj përpunimi mund të zgjasë pak më gjatë. Informacione të mëtejshme ju gjeni në faqen e vendit tuaj.
Përpara se të vendosni për kthimin vullnetar, ju duhet të këshilloheni. REAG/GARP ju mund të kërkoni prandaj vetëm nëpërmjet një qendre të këshillimit. Ka qendra të pavarura dhe qendra shtetërore këshillimi. Qendra të pavarura të këshillimit janë p.sh. organizata dhe shoqata bamirëse. Qendrat shtetërore të këshillimit ekzistojnë në zyrat sociale ose në zyrat për të huajt. Këtu gjeni qendra këshillimi për kthimin vullnetar në afërsinë tuaj.
Dokumente të nevojshme
Që të mund të largoheni vullnetarisht, ju duhet të posedoni një dokument të vlefshëm udhëtimi, për shembull një pasaportë udhëtimi, një dokument në zëvendësim të pasaportës, një titull qëndrimi. Disa vende ua lejojnë shtetasve të tyre hyrjen edhe me lejekalimin e BE-së (“EU Laissez-Passer). Këtë e merrni nëpërmjet autoritetit të të huajve. Ambasada ose konsullata mund të lëshojë edhe një ‘Emergency Travel Certificate’ ose një dokument zëvendësues ekuivalent.
Nëse ju vini nga një vend afrikan, ju shpesh herë keni nevojë fillimisht për një konfirmim të prenotimit nga ana e IOM-it. Pas kësaj ju mund të aplikoni për dokumentin tuaj të udhëtimit tek ambasada e vendit tuaj.
Nëse ju udhëtoni në një vend tjetër sesa në vendin e origjinës suaj, ju keni nevojë për një vizë 1-vjeçare për migrim nga ambasada ose nga konsullata.
Raste mjekësore Kthimi mund të bëhet edhe në rast të sëmundjes ose të të metave. Në këtë rast procesi i largimit mund të zgjasë më gjatë. Kjo varet nga sëmundja dhe ekspertizat mjekësore që nevojiten. Raste mjekësore duhet të shënohen patjetër në kërkesë.
Shtatzëni Në rast të shtatzënisë nevojitet një dëshmi nga mjeku që ju nga ana shëndetësore jeni në gjendje të fluturoni.
Ju lutemi vini re: Të gjitha dokumentet e programit ruhen në zonën e hyrjes.