StartHope@Home

Me programin StartHope@Home – Creating New Perspectives personat që kthehen përgatiten për riintegrimin profesional në vendet e origjinës së tyre.

Me programin StartHope@Home – Creating New Perspectives, shoqëria Social Impact gGmbH u ndihmon refugjatëve, si dje migranteve dhe migrantëve që ta zhvillojnë një perspektivë profesionale dhe për një fillim të ri në vendet e tyre të origjinës. Që nga muaji tetot 2020 kjo ofertë është pjesë qendrore përbërëse e masës së re të krijuar në kuadër të masave për kthim (RkVM) të Zyrës federale për migracion dhe refugjatë.

StartHope@Home – Creating New Perspectives
Nga muaji janar 2018, shoqëria Social Impact gGmbH është zbatuese e programit të riintegrimit StartHope@Home – Creating New Perspectives.

Përmbajtjet e programit
StartHope@Home – Creating New Perspectives i mundëson (online) trajnimet profesionale-specifike dhe punëtoritë përkatëse në gjuhë të ndryshme, si në kuadër të punës individuale, ashtu edhe në punë grupore. Këshillimi në këtë program e forcon kompetencën ndërmarrësve të pjesëmarrësve të këtij programi, në mënyrë që të njëjtit të përgatiten për nisjen e biznesit pas kthimit të tyre në ven det e origjinës. Në kuadër të këtij programi mund të shtjellohen edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me riintegrimin profesional. Pjesëmarrësit e këtij programi do të trajnohen nga instruktorë dhe instruktore, të cilët i flasin disa gjuhë, dhe të njëjtit do t´i këshillojnë pjesëmarrësit në aspektin social-pedagogjik.

Fazat

Faza e profilizimit
- Vlerësimi individuzal i gjendjes,
- biseda lidhur me persoektivën,
- planifikimi i kualiufikimit

Faza e kualifikimit
- Modulet e trajnimit,
- couching individual, online-couching,
- prezantimi përmbyllës

Faza e riintegrimit
- Verifikimi i kushteve kornizë në terren,
- kontaktimi i organizatave partnere në terren (për shembull organizatat partnere për riintegrim dhe qendrat për këshillim të GIZ)

Pjesëmarrësit trajnohen dhe shoqërohen në mënyrë socialo-pedagogjike nga trajnuese dhe trajnues që flasin disa gjuhë.

Kush mund të marrë pjesë?

Pjesëmarrja ka për qëllim refugjatët dhe migrantët që janë të interesuar të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Këto përfshijnë vendet e mëposhtme të synuara: Afganistan, Egjipt, Shqipëri, Algjeri, Armeni, Etiopi, Bangladesh, Benin, Burkina Faso, Kinë, Bregu i Fildishtë, Rep. Dem. e Kongos (Kinshasa), Gambia, Gjeorgji, Ganë, Guinea, Guinea-Bisau, Indi, Irak, Jordani, Kamerun, Kazakistan, Kenia, Kirgizistan, Kolumbi, Kosovë, Mali, Marok, Moldavi, Mongoli, Nepal, Niger, Nigeri*, Maqedoni e Veriut, Pakistan, Territoret Palestineze, Federata Ruse, Senegal, Serbi, Sierra Leone, Somali (përfshi Somaliland), Sri Lankë, Sudan, Taxhikistan, Togo, Tunizi, Turqi, Ukrainë und Vietnam.

(* Për personat që kthehen në Nigeri ky program i integrimit ARRIVES ofron ndihmë të mëtejshme e cila mbështetet në programin StartHope@Home.)

Si mund të marr pjesë në program?

Qendra juaj e këshillimit për kthimin mund t’ju ndihmojë të regjistroheni në program.
Pjesëmarrja në program është falas dhe nuk nevojiten njohuri paraprake.

Shënim i rëndësishëm: Kualifikimi është i mundur personalisht në vendet e Social Impact. Përndryshe, pjesëmarrja mund të bëhet edhe virtualisht në formën e trajnimit në internet ose me telefon.

Programi zhvillohet në pika në mbarë vendin: Hamburg, Këln, Shtutgart, Munih dhe Lajpcig.

Kontakti me lokacionet:

Rajoni i Hamburgut
Social Impact Lab Hamburg
Pastorenstraße 16-18
20459 Hamburg
Znj. Monika Wiedemann
Tel.: +49 176 1111 6193
E-maili: wiedemann@socialimpact.eu

Rajoni i Këlnit
STARTPLATZ
Im Mediapark 5
50670 Köln
Znj. Karen Peprah-Gyamfi
Tel.: +49 176 1611 3554
Email: peprah@socialimpact.eu

Rajoni i Shtutgartit
Social Impact Lab Stuttgart c/o Impact Hub Stuttgart
Quellenstraße 7a
70376 Stuttgart
Z. Tarek Bischay
Tel.: +49 176 1611 3545
Email: bischay@socialimpact.eu

Rajoni i Munihut
Social Impact Lab München
Lindwurmstraße 45
80337 München
Znj. Zonja Monika Wiedemann
Tel.: +49 176 1111 6193
Email: wiedemann@socialimpact.eu

Rajoni i Lajpcigut
Social Impact Lab
Gottschedstraße 44
04109 Leipzig
Znj. Eva Stockbauer-Muhr
Tel.: +49 176 1611 3506
Email: stockbauer-muhr@socialimpact.eu

Pjesëmarrja është e mundur edhe në rajone të tjera. Për këtë ju lutemi kontaktoni:

Z. Hadi Alkhouri
Tel.: +49 176 1611 3509
Email: starthope@socialimpact.eu

Formulari i regjistrimit dhe informacione të mëtejshme rreth programit StartHope@Home mund të gjenden në https://socialimpact.eu/starthope.

Ky projekt financohet nga Fondi për azil, migracion dhe integrim (AMIF) të Unionit Europia, dhe bashkë-financohet edhe nga ana e Zyrës federale për migracion dhe refugjatë.