URA

URA është një projekt riintegrimi veçanërisht për njerëz që kthehen në Kosovë.

Projekti ju ofron mbështetje riintegrimi pas kthimit tuaj në Kosovë, për të ju mundësuar riintegrim të qëndrueshëm në vendin tuaj te prejardhjes.


Cilat mbështetje ekzistojnë?
Për mbështetjen tuaj individuale informoheni nga një bisedë këshillimi në Kosovë. Mund të përfshihen shërbimet vijuese:

Nëkuadër të projektit të riintegrimit mu nd t´i merrni këto ndihma këshillimore dhe materiale:
• përkujdesje psikologjike
• këshillim social dhe ndihmë për kërkim të punës
• Kompensim i pjesshëm i shpenzimeve të udhëtimit deri te Qendra për kthim në Prishtinë
• pagesa e njëhershme e parave për financimin e qëndrimit fillestar
• pagesa e njëhershme për shpenzimet mjekësore
• shtesë e njëhershme për mbulimin e shpenzimeve të vendosjes
• shtesa mujore për shpenzimet e qirasë
• marrja e njëhershme përsipër e shpenzimeve të kurseve gjuhësore
• Vënia në dispozicion e pajisjeve elementare shkollore për fëmijë dhe adoleshentë
• marrja përsipër e shpenzimeve për ndihmë të mësimit për fëmijë dhe adoleshentë
• marrja përsipër e shpenzimeve për antarësi në klube dhe për aktivitete rekrative
• marrja përsipër e shpenzimeve për përkujdesjen e fëmijëve
• ndihma financiare për formim profesional
• ndihma financiare për shpenzimet jetësore gjatë formimit profesional
• paratë startuese për idetë biznesore, që premtojnë sukses

Ju lutem kini parasysh: Nuk keni asnjë pretendim ligjor për mbështetjen.

Kush mund të mbështetet nga URA?
Ndihmën nga URA mund ta pranoni vetëm nëse ktheheni nga krahinat vijuese federale: Baden-Württemberg, Berlin, Bremen, Niedersachsen, Nordrhein-Westfalen (vetëm për ata që kthehen vullnetarisht), Sachsen, Sachsen-Anhalt, Schleswig-Holstein, Thüringen (vetëm për ata që kthehen vullnetarisht). Para kthimit tuaj, duhet të keni qëndruar të paktën gjashtë muaj në Gjermani

Si mund të bëni kërkesë te URA?
Mund të bëni kërkesë për shërbimet e mbështetjes vetëm në Qendrën e Kthimit në Prishtinë në Rruga Arkitekt Karl Gega No. 38, 10000 Prishtinë (telefoni: +383 45 625 886).
Orari i punës me palë është prej të hënës deri të premten, nga ora 09:11:30 dhe nga ora 12:30-16:00
Ju lutem kini parasysh që regjistrimi duhet të bëhet brenda tetë javëve pas kthimit në qendrën e kthimit Prishtinë.

Cilat dokumente ju duhen?
Duhet të merrni me vete dokumentet për procedurën tuaj të azilit, p. sh. vërtetimin e regjistrimit si azilkërkues (shkurtimisht "BÜMA", përkatësisht dëshminë e arritjes). Ju lutem sillni edhe certifikatat e lindjes së fëmijëve te cilët kanë lindur në Gjermani si dhe vërtetimin e shkollës gjermane për fëmijë të mitur në qoftë se e kane vizituar shkollën.