Çfarë janë integrimi i mbështetur vullnetar dhe integrimi (Assisted Voluntary Return and Reintegration - AVRR)?

Migrantet dhe migrantët – dhe këtu bëjnë pjesë edhe personat, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar – që nuk mund të qëndrojnë më në Gjermani dhe të cilët dëshirojnë të kthehen në vendet e prejardhjes së tyre, kurse këtë kthim nuk mund ta financojnë nga mjetet e tyre vetanake, e kanë mundësinë të pranojnë të përfitojnë ndihmë financiare dhe mbështetje me rastin e organizimit të kthimit. Kthimi vullnetarë mbështetet nga programi REAG/GARP 2.0 i cili financohet nga Qeveria federale dhe nga krahinat. Varësisht nga shtetësia, nga vendi i destinacionit, si dhe varësisht nga rasti i veçantë, kjo ndihmë mund të përmbajë, përpos rezervimit dhe pagesës së shpenzimeve të udhëtimit, në raste të caktuara edhe një ndihmë financiare startuese para kthimit, si dhe mbështetjen për riintegrim në vendin e kthimit (përmes të programit StarthilfePlus).

Cili është ndryshimi midis kthimit të asistuar dhe kthimit të detyruar (dëbimit)?

Dëbimi nënkupton që një person i/e detyruar të largohet nga vendi, kthehet në vendin e tij/saj të origjinës nga autoriteti përgjegjës nëse nuk është larguar vetë nga Gjermania brenda një afati që i është njoftuar paraprakisht. Kjo mund të ndodhë, nëse kërkesa e azilit është refuzuar ose një azilkërkues ka patur të drejtën e mbrojtjes së përkohshme dhe ky afat ka skaduar. Kthimi vullnetar i asistuar do të thotë që personat, të cilët dëshirojnë të kthehen, mund të marrin ndihmë logjistike dhe/ose financiare si gjatë kthimit, ashtu edhe gjatë riintegrimit të tyre.

icon/ic-play
icon/ic-volume

Ku mund të marrin informacion migrantët e interesuar për kthimin vullnetar?

Në Gjermani ka më shumë se 900 qendra këshillimi për kthimin, të cilat ofrojnë këshillim si për mundësitë e mbështetjes për kthimin vullnetar, ashtu edhe për programet e riintegrimit. Edhe portali i informacionit ReturningfromGermany ofron të gjitha informacionet thelbësore në nëntë gjuhë të ndryshme. Një listë e të gjitha qendrave të këshillimit për kthimin është e disponueshme këtu: qendra këshillimi për kthimin

icon/ic-play
icon/ic-volume

Çfarë ndodh gjatë këshillimit për kthimin?

Gjatë këshillimit për kthim migrantët mund të diskutojnë mbi situatën e tyre personale dhe më pas të informohen pa u përfshirë në mundësitë e ndihmës individuale. Këshilltarët për kthimin japin informacione mbi mundësitë e përkrahjes financiare në rast të largimit dhe shërbimet e mundshme të riintegrimit në vendin e destinacionit. Nëse vendimi për kthimin vullnetar është marrë, plotësohet aplikimi përkatës me ndihmën e këshilltarëve për kthim. Këshillimi për kthimin është gjithmonë individual, pa detyrim, pa paragjykime dhe falas. Askush nuk ju detyron të largoheni.

icon/ic-play
icon/ic-volume

Mund të merret ndihma nga ky program edhe pjesërisht?

Jo, marrja e pjesshme e ndihmës nga programi REAG/GARP 2.0 nuk mund të merret.

A ka një të drejtë ligjore për kthimin vullnetar të asistuar dhe për përfitimet e riintegrimit?

Jo, nuk ka asnjë parashikim në ligj për mbështetje në rast të kthimit vullnetar.

icon/ic-play
icon/ic-volume